Akuza/ Disa artistë e kanë shitur kauzën e tyre

Hënë, 11 June 2018 21:44

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth projektligjit të fundit për prishjen e Teatrit Kombëtar propozuar nga Ministria e Kulturës.

E ftuar në studio aktorja Ema Andrea pati një përballje LIVE me Ergys Mërtirin, i cili i tha se nuk e ka parë kurrë në protestat e artistëve për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.

Andrea: “Jam njohur me projektligjin dhe më duket shumë i nxituar. Ajo që më vjen çudi është se pse erdhëm në këtë ditë ku duhet të flasim me ultimatume. Jemi të sigurtë që institucioni i TK me emër të rëndësishëm, funksjonon vetëm si emër. Artisët janë të përkohshëm. Në atë godinë nuk është vënë kurrë asnjë gozhdë për të pasur kushte dinjitoze. TK nuk trajtohet si i tillë. Në kaq viet duhet të kishim ngritur zërin për statusin e këtij institucioni. Ne sot flasim a do ikë apo jo një godinë. Më vjen keq që kemi mbërrritur te ultimatumet. Në krah të artistëve zotërinjtë dhe zonjat e politikës duhet të kishin qenë 25 vjet.”

Vasili: “Nuk ka sensibilizim për mosshembjen e TK”

Andrea: “Nuk vijnë njerëz në protestat tona. Kjo ndodh sepse shqiptarët kanë humbur besimin. Shqiptarët janë të frikësuar dhe mbi të gjitha kanë humbur besimin që zëri i tyre do të dëgjohet”

Mërtiri: “Më vjen keq për një gjë. Nuk e shoh të udhës që në momentin që ke një alarm të momentit të diskutojmë çfarë është bërë apo nuk është bërë këto 25 vejt. Nuk të kam parë kurrë në protestat e artistëve për TK zonja Andrea”

Andrea: “Mos e ktheni në personale”

Mërtiri: “Ajo që duhet bërë është një solidaritet i madh e i gjerë. Unë kam shkruar në media për mos pjesëmarrjen e artistëve në protesta. Vetëm Ben Ndërhemin dhe Ndrenikën kam parë rregullisht. Shoh që artisët janë kapur nga Edi Rama. Qeveria ka parë përgjumjen e artistëve dhe një pjesë të tyre që e kanë shitur kauzën e tyre. Më zhgënjen komuniteti i artistëve. Cilido artistë të dalë e të thotë: “Po jam me Ramën”

Andrea: “Nuk dua të zhvilloj një dialog të tillë, jam me Ramën, s’jam me Ramën. E kuptoj që jeni bërë i ndjeshëm”

Mërtiri: “Nuk e kuptoj ku e keni testuar ndjeshmërinë time. Ka pasur artistë që më kanë thënë që më kanë kërcënuar se do më heqin të afërm nga puna”

Andrea: “Jam kundër këtij projektligji, por pro një teatri dinjitoz. Duhet të krijohen kushte dinjitoze për artisët. Nuk kam luksin për të thënë që nëse duhet të prishet apo jo kjo godinë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...