Vjen thirrja për deputetët e PS: Mos votoni shembjen e teatrit

Hënë, 11 June 2018 22:28

Analisti Fatos Lubonja u bën thirrje deputetëve socialistë, “të cilëve u ka mbetur një fije yndyre”, siç thotë ai, që mos ta votojnë projektligjin e jashtëzakonshëm për Teatrin Kombëtar. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Lubonja tha se “ky projektligj është një ndarje e krimit me të gjithë bashkëparlamentarët e PS”

“Një krim që e bëjnë Edi Rama, një grup njerëzish, oligarkësh, kanë synim ta ndajnë me të gjithë deputetët e PS, që nesër kur të vijë puna për të kërkuar llogari, të jetë puna ndryshe. Nuk bëhet fjalë thjesht për shembjen e Teatrit, por për gjithë atë pronë aty. Si ka mundësi që u bëka ligj për një kompani. Kjo tregon se ku po na çon kjo bandë, dhe se çfarë mund të bëjnë nesër. E kanë katandisur këtë vend si një minierë ku mund të gërmojnë e të shkatërrojnë për t’u pasuruar vetë”, u shpreh Lubonja.

Vasili: “Çfarë fshihet pas projektligjit të jashtëzakonshëm për Teatrin Kombëtar”?

Lubonja: “Është një krim që e bëjnë Edi Rama me një grup njerëzish oligarkësh, dhe kanë për qëllim ta bashkëndajnë me të gjithë kolegët e partisë. Kemi të bëjmë me një bandë që nuk pyet as për institucione as për ligj.

Si ka mundësi që u bëka ligj për një kompani? Ligji është një gjë e përgjithshme që nënkupton lidhur se si mund të veprohet për PPP. U bëj thirrje atyre deputetëve socialistë që kanë mbetur atyre dhe që ju ka mbetur një fije yndyre të mos e votojnë atë ligj”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...