Kush ishte Anxhela, 20-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali

Tuesday, 12 June 2018 10:37

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se e reja Anxhela Metani, nga Tirana ishte vrarë në Itali, e kishin rrahur barbarisht dhe më pas e kishin hedhur nga makina. Ndërkohë sot mediat italiane kanë  zbardhur më në detaje, historinë e Anxhelës, e cila dyshohet se punonte si prostitutë.

Anxhela Meçani deri para tre vjetësh jetonte në periferi të Tiranës. Më pas ajo do të transferohej për në Itali, ku i fejuari i saj i kishte premtuar një punë si balerinë.

Por ky premtim fatkeqësisht ishte vetëm një iluzion. Sapo ka mbërritur në vendin fqinj, Anxhela do të fillonte të dilte e të shiste trupin e saj në trotuaret e disa prej qyteteve në veri të Italisë. Kjo situatë do të vazhdonte deri të shtunën në darkë, kur ajo do të hidhej në rrugë.

Jeta e saj do të ndërpritej në mënyrë barbare mbrëmjen e së dielës në Torino, qytet në të cilin kishte mbërritur vetëm pak muaj më parë. Sipas mjekëve të spitalit ‘Kryqi i Shenjtë’ në Moncalieri, vajza ishte masakruar me shkelma dhe grushte.

Pastaj kur kishte rënë pa ndjenja atë e kishin hedhur në rrugë nga një makinë në ecje. ‘Kush e ka hedhur dhe braktisur trupin e vajzës, ka menduar se ajo kishte vdekur’, kanë thënë burime të policisë italiane, të cituara nga mediat e vendit fqinj.

Por në fakt nuk ndodhi kështu. Një dëshmitar do të shikonte të gjithë skenën dhe telefonoi policinë dhe urgjencën. Vajza e re do të dërgohej në spital me urgjencë.

Edhe pse mjekët kanë bërë të pamundurën, sërish Anxhela Meçani nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, ndërsa janë sekuestruar pamje të kamerave të shumta të sigurisë në zonën ku u gjet trupi i pajetë por edhe në rrugët që të çojnë në këtë aks. faxweb

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...