Orizi që konsumojmë, mjeku i njohur: Kujdes, ka një bakter që të helmon, si ta hani

Tuesday, 12 June 2018 10:43

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ne nje postim ne rrjetet sociale, na jep nje informacion me mënyrën se si duhet pasur kujdes kur konsumojmë oriz, sidomos tani ne vere. Sipas tij, “orizi i sapoblerë përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rallë edhe temperaturës së gatimit”.

Statusi ne FB i mjekut Tritan Kalo:

RIKUJTESË….Koha kur ORIZI konsumohet jo pak si dhe gëzimet familjare ku ai shërbehet, janë të shumta në stinën e VERËS…..Specialistët e ushqimit thonë se orizi i sapoblerë përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rrallë edhe temperaturës së gatimit. Shenjat e sëmundjes fillojnë shpejt pak orë ose 10-16 orë pas konsumimit të tyre, të shoqëruara me dhimbje barku, shpesh shumë të forta, të përziera dhe të vjella e diarrhea e ujëshme. Është një mikroorganizëm rezistent ndaj shumë antibiotikëve, që përdoren në praktikën e përditshme klinike, si dhe mjaft dëmprurës deri në rrezikimin e jetës, sidomos të moshave të reja, duke dhënë në ta edhe për shkak të toksinës që ai prodhon Septicemi, Meningoencefalite deri në vdekje….. B. cereus gjindet në oriz, patate, peshk, qumështin e pa pasterizuar, ëmbëlsirat, suprat, djathi dhe produktet me bazë djathi, makarona, patate, në mishin e pulës, të derrit apo të lepurit….. Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është gatuar, sporet mund të kthehen në baktere, shumohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre. Sa më gjatë që të rrijë orizi i gatuar në temperaturën e dhomës, aq më i madh është rreziku i helmimit prej tij. Ekspertët e ushqimit këshillojnë që orizi të konsumohet jo më vonë se 1 orë pas gatimit dhe nëse nga vakti mbetet sërish, të vendoset menjëherë në frigorifer, për t’u ringrohur, por jo më vonë se pas 24 orësh. Asnjëherë, mos e rinxehni orizin më shumë se një herë….KUJDES gjatë gatimit, shërbimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në këtë stinë, SIDOMOS me orizin e gatuar…

TRITANI-ORIZ.png

 

 

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...