Premtimi i të dashurit që solli në Itali Anxhelën

Tuesday, 12 June 2018 11:14

Deri tre vjet me pare 20-vjeçarja Anxhela Meçani jetonte ne periferi te Tiranës, ne Shqipëri. Me pas ajo u transferua në Itali sepse i dashuri i saj i kishte premtuar një punë si balerinë në lokalet e natës.

Një iluzion që nuk zgjati shumë për shkak se Anxhela përfundoi në trotuaret e disa qyteteve në Veri të Italisë.

Jeta e saj u ndërpre brutalisht të dielën mbrëma në Torino, ku ajo kishte vetëm disa muaj që jetonte.

Sipas asaj që mjekët e spitalit Santa Croce në Moncalieri kanë konstatuar pasi morën trupin e saj, vajza u rrah brutalisht dhe pastaj, teksa ishte pa vetëdije, u hodh nga një makinë qe ishte ne ecje, përgjatë rrugës që çon në Stupinigi.

“Ata që e lanë trupin ne rruge, – shpjegojnë burimet e policisë-, mendonin se vajza ishte tashmë e vdekur”.

Por nuk ishte kështu. Një dëshmitar qe pa ngjarjen u përpoq ta shpëtonte, thirri menjëherë ambulancën dhe policinë.

Prostituta 20-vjeçare u dërgua në spital por përpjekjet e mjekeve për ta shpëtuar atë ishin te kota, Anxhela vdiq pak pasi mbërriti ne spital.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...