Vrasja e 19-vjeçares, policia nën hetim

Tuesday, 12 June 2018 15:43

Pas vrasjes së 19-vjeçarjes Xhuljeta Çuni nga ish-i dashuri i saj Xhafer Mata, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave po verifikon procedurat e ndjekura nga policia pasi maturantja ishte drejtuar më parë për ndihmë pranë uniformave blu dhe nuk gjeti zgjidhje.

SHÇBA po verifikon praktikën e ndjekur nga komisariati nr 3 për rastin pasi 1 muaj para vrasjes e reja kishte bërë këtë denoncim:

“Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën XH.Ç, vjeç 19. Neni 121/a i Kodit Penal ”.

Ndonëse Kodi Penal parashikon dënim nga gjashtë muaj deri në 4 vjet për veprën penale të përndjekjes, policia se ka parë të arsyeshme ta arrestojë Xhafer Matën duke e proceduar vetëm në gjendje të lirë.

Por ky i fundit për të lehtësuar pozitën e tij penale rezulton të ketë bërë një kundërkallëzim 2 javë pas denoncimit të Xhuljetës:

“Më datë 21.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen XH.Ç, vjeç 19, banuese në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ish bashkëshortit XH.M, vjeç 31, banues në Tiranë, i ka marrë një shumë paund. Neni 143 i Kodit Penal”.

Burime nga uniformat blu thonë se për të dyja rastet që janë referuar në prokurori, organi i akuzës nuk ka deleguar asnjë detyrë për veprime të mëtejshme policisë./TCH

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 16:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...