Tarifa te ‘Rruga e Kombit’, lëshimet që po përgatit qeveria për banorët e Kukësit

Premte, 13 Prill 2018 20:53

Gjatë kësaj jave, përfaqësues të ministrisë së Transporteve kanë qenë në qarkun e Kukësit ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit vendor të tre bashkive, si dhe me banorë, sa i takon vendosjes së tarifës për ‘Rrugën e Kombit’.

Në Kukës, pak ditë më parë, ishte edhe ministri Ahmetaj ndërsa në të gjitha diskutimet e bëra në asnjë moment nuk është folur konkretisht se çfarë lehtësirash do të përfitojë banorët e kësaj rruge si përdorues të shpeshtë të saj.

Politiko.al ka mësuar se në tavolinën e diskutimeve janë disa opsione të cilat ministria e Transporteve është duke i diskutuar edhe me kompaninë koncensionare.

Burime të sigurta, i thanë Politiko.al, disa prej lëshimeve që qeveria do të bëjë për banorët e qarkut të Kukësit, sa i takon tarifës te ‘Rruga e Kombit’.

Kështu, po shqyrtohet mundësia që mjetet e transportit publik(linjat e autobusit në Kukës, Has dhe Tropojë) të jenë të përjashtuara nga tarifa. Kjo për të evitur një rritje të çmimit i cili do të ndikonte te banorët.

Një tjetër pikë është që të gjitha makinat e Kukësit dhe zonave përreth, të bëjnë një pagesë vjetore, me çmim të reduktuar. Për t’u identifikuar, këto makina do të vendosin një pullë informuese në xham. Këto pika janë duke u shqyrtuar dhe ende asnjë nuk është zyrtare çka lë të hapur mundësinë që ato të ndryshojnë.

Ndërkohë, mësohet se qeveria nuk do të tërhiqet nga tarifa prej 5 eurosh. Të gjitha makinat që do të kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’ do të paguajnë tarifat e mëparshme, me përjashtim të automjeteve të qarkut Kukës, tarifa për të cilat do të jetë e ndryshme por ende nuk është zyrtarizuar sesa.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...