×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Itali/ Transportonte kokainë me vlerë 300 mijë euro, në pranga shqiptari

Tuesday, 12 June 2018 16:25

Karabinierët kanë arrestuar një shqiptar në qytetin e Ferraras, pasi është kapur me rreth 1 kilogram kokainë të pastër në makinë.

Në pranga ka përfunduar 42-vjeçari me inicialet B.F. Policia ndaloi shqiptarin për kontroll rastësor, por duke parë nervozizmin e tij është kryer kontroll më i imtësishëm në makinë, ku është gjetur lënda narkotike e ndarë në pako gati për t’u shitur në treg.

Ai nuk ka arritur të bindë policinë se pse ndodhej në atë zonë, pasi jetonte në Piemonte.

Mediat vendase bëjnë me dije se nëse e gjithë ajo sasi kokaine do të dilte në treg, përfitimet do të arrinin deri në 300.000 euro. Policia ka sekuestruar kokainën si dhe makinën e shqiptarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...