Kush është gjeniu 18 vjeçar shqiptar që po lë Italinë pa fjalë!

Saturday, 16 June 2018 18:18

Ende nuk i ka bërë 18 vjeç, por ai ka arritur të shkëlqejë në Itali falë rezultateve të larta në mësime.
Nxënësit shqiptarë që shkëlqejnë në shkollat e huaja jashtë vendit janë krenari jo vetëm për familjen e tyre, por edhe Shqipërinë.

Robert Kici është nxënësi nga Shkodra që po mahnit italianët, aq sa këto të fundit e kanë cilësuar si supergjeni.

Djali shkodran studion në Institutin Teknik për Turizmin ‘Marco Polo’. Për të ka shkruar edhe gazeta më prestigjioze në Firence ‘La Nazione-Firence’.

Në artikullin për djalin shkodran media italiane shkruan se ai është vlerësuar me nota maksimale në të gjitha lëndët.

‘Nuk jam një tip shumë atletik,-pranon Roberti për gazetën italiane, teksa shton-në një farë mënyre e prisja, por të shikosh të gjitha këto nota të mira e zeza mbi të bardhë ma ka mbushur zemrën me gëzim’.

Ai thotë se ende po e mendon se për çfarë do të studiojë në universitet.

Shkodrani thotë se studion 4-5 orë në ditë.

Superstudenti, siç e quan gazeta italiane, ka mbaruar vitin e katërt të Institutit për Turizëm ‘Marco Polo’.

Roberti çdo vit fiton bursën e studimit që shkolla i akordon vetëm tre nxënësve më të mirë të Insitutit për Turizëm dhe Liceut të Gjuhëve të huaja. Madje supergjeniu shkodran ka shkëlqyer edhe jashtë Italisë. Ai në muajin prill ka qenë në Maltë ku mori pjesë në një projekt europian Erasmus dhe fitoi pjesëmarrjen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...