Gjykata e Kukësit ka vendosur të lirojë një nga katër protestuesit e “Rrugës së Kombit”, protestë e zhvilluar pak kohë më parë për të kundërshtuar vendosjen e tarifës për mjetet që kalojnë në këtë aks.
Protestuesi i liruar sot është Xhevahir Gashi, ndërsa pritet të nisë seanca për tre të tjerët. Gjykata e Kukësit pritet të japë masën për Elton Cengu 39 vjeç, Vasil Laçi, 31 vjeç si dhe 35-vjeçarin Florin Onuzi.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





