Një shtetas kosovar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Milot-Lezhë.
Dy mjete janë përplasur, ndërsa nga përplasja njëri prej tyre ka përfunduar në një parcelë anash rrugës.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Gajush, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet.