Artistët janë mbledhur sërish ditën e sotme, para Teatrit Kombëtar, për të vijuar me mbledhjen e firmave për peticionin ‘Mbro Teatrin’.
Protestës së artistëve i janë bashkuar me qindra qytetarë shqiptarë dhe të rinj si dhe përfaqësues të medias, të cilët janë kundër projektligjit të qeverisë, për t’i dhuruar pronën publike miqve të kryeministrit.