Ende pa u vënë në punë, aeroportit të Kukësit do t’i duhen investime të reja. Shkurret kanë mbërritur gati në pistën e aeroportit.
Edhe rrethimi pothuajse në gjithë gjatësinë e tij është mbuluar me bimësi të larta. Që kur përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, aeroporti nuk është vënë asnjë ditë në punë, ndërsa për kuksianët vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për zonën.
Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes. Kryeministri Rama paralajmëroi pak muaj më parë se aeroporti i Kukësit do të jete operativ në vjeshtë.
Pengesat e fundit ligjore janë hequr përpara dy vjetësh me ndryshimi e marrëveshjes koncesionare me Rinasin, i cili nuk ka më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. TCH