Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, do të dalë sot përpara komisionit të vettingut.
Komisioni i Pavarur Kualifikues do të mblidhet mëngjesin e sotëm pr të vlerësuar aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës. Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë.