Kanë dalë edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku mbetën të vdekur një çift nga Elbasani, pasi burri hapi bombolat e gazit dhe i vuri flakën shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Gjegjan të Elbasanit.
Nga pamjet e para, duket se dhoma ku kanë qenë çifti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje.
I pari që është vënë në dijeni për ngjarjen ka qenë nipi i çiftit, i cili është mundur që të shuajë flakët, por pa ia dalë dot.
Po ashtu, çifti jetonte i vetëm pasi ishte braktisur edhe nga fëmijët, çka ka bërë që ai të merrte këtë akt të rëndë.
Policia e Elbasanit ka konstatuar dy bombola gazi të çmontuara në katin e parë të ndërtesës.
Ata gjetën vdekjen si pasojë e asfiksisë nga gazi dhe po ashtu, nga shpërthimi i flakëve. /55News.al/