×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kukës/ Ariu sulmon 36-vjeçarin, flet i vëllai: Të kishte qenë fëmijë, ajo kafshë do ta kishte mbytur

Saturday, 07 July 2018 15:58

Një ari ka sulmuar dhe ka dëmtuar rëndë një 36-vjeçar. Ai është Shehap Dafku,  punëtor i hidrocentralit nga fshati Brekie. Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, kur Dafku po shkonte në punë.

Nga fshati Brekie i Kukësit, 36-vjeçari që qëndron në shtrat u sulmua nga ariu mëngjesin e kësaj të shtune. Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit, ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur kafsha e egër iu hodh sipër.

Jemin Dafku: “Në të gjithë trupin. Nuk ka pjesë të trupit pa plagë”.

Por duket se ky sulm nuk është një rast. Banorët e zonës thonë se arinjtë janë kthyer në rrezik për ta.

Isen Dafku: “Përderisa ka sulmuar këtë në moshën më të mirë, fëmijët i mbyt ai”.

36-vjeçari aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Vitin e kaluar  dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë preh e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve./abcneës.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...