×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Regjisorja e njohur: Teatri akoma nuk ka rënë! Beteja jonë vazhdon

Saturday, 07 July 2018 18:21

Miratimi nga mazhoranca i projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit kritikohet si “akt totalitar” nga artistët, qytetarët dhe shoqëria civile, e cila tashmë vijon betejën si për mbrojtjen e godinës, ashtu edhe për një shtet të së drejtës.

Regjisorja dhe aktorja Sesilia Plasari beson ende se Teatri Kombëtar do të shpëtohet. Ajo qëndron në radhët e para të artistëve që kanë vendosur të rezistojnë, edhe pas votimit të të  5 Korrikut në Parlament, ku votat e socialistëve i hapën rrugën shembjes së godinës 73-vjeçare.

 “Një akt krejt normal për një qeveri totalitare si kjo që kemi. Ne e dimë se ç‘bëhej në Shqipëri në kohën e diktaturës komuniste, e kemi jetuar. Atëherë merreshin jetë, tani merren pasuri kombëtare, por edhe jetë në shumë prizme,” tha Plasari.

Mbrëmjen e së premtes, qindra artistë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën sërish në oborrin e Teatrit Kombëtar për të shprehur revoltën ndaj një akti, që ata e konsiderojnë fillimin e një diktature të vend.

Regjisori Robert Budina tha nga podiumi se vijimi i protestës është një betejë që artistët duhet ta fitojnë me qytetari, pasi nuk është vetëm beteja për mbrojtjen e një godine, por për një shtet më të mirë.

“Detyra jonë është të mbrojmë Teatrin, jo si godinë por si një vlerë kombëtare. Ne e prisnim miratimin  e këtij ligji dhe mirë bënë, se unë  tashmë pres  një reagim më të fortë pasi jemi në diktaturë,” tha Budina, duke komentuar vendimin e parlamentit për të miratuar projektligjin e shumëdiskutuar.

“Kjo nuk është beteja jonë për të mbrojtur bojën e një godine, është beteja për të bërë një shtet me të mirë. Ne do t’i japim një mësim politikës, do të bëjmë rezistencë,” shtoi më tej ai.

Në protestën e së premtes, artistët, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile konfirmuan vazhdimin e betejës së tyre për mbrojtjen e Teatrit, por edhe të shtetit ligjor.  Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i thanë BIRN se protestat e tyre maratonë do të vijojnë, ndërsa parashikojnë se një formë mund të jetë edhe ngujimi në godinën e Teatrit Kombëtar.

Në orët e vona të së enjtes, mazhoranca votoi me 75 vota projektligjin që i hap rrugën negociatave me kompaninë “Fusha” sh.p.k për të zhvilluar truallin e Teatrit dhe rrjedhimisht shembjen e godinës. Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të artistëve, qytetarëve dhe shoqërisë civile, socialistët e votuan në rresht projektligjin kontrovers, me përjashtim të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Kamerat fiksuan një debat të ashpër mes kryeministrit Rama dhe Majko, ndërkohë që ky i fundit u pa të linte sallën e Parlamentit para votimit të projektligjit. Opozita e cilësoi projektligjin si antikushtetues dhe si akt korruptiv, ndërsa protestoi në fund në fund duke hedhur kartonat e kuq mbi kryeministrin Rama dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Projektligji i miratuar tashmë nga parlamenti përcakton negociata të drejtpërdrejta dhe pa garë me kompaninë “Fusha” sh.p.k për zhvillimin e truallit në zonën e Teatrit Kombëtar, në shkelje të ligjit për “Prokurimet Publike” dhe atij për “Partneritet Publik Privat”. Ai ngarkon gjithashtu kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që të përgatisë një kontratë me kompaninë private brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Kontrata do të duhet të miratohet gjithashtu në Kuvend.

Regjisorja Plasari e quajti të paimagjinueshme për një vend të huaj shembjen e një godine historike si Teatri, ndërsa theksoi ndryshimin e Edi Ramës me një reagim të tij të vjetër, kur ishte ministër i Kulturës me teatrin Bouffes du Nord në Paris.

“..Një teatër i braktisur, që kërcënohej nga shembja dhe që Peter Brook e shpëtoi duke i restauruar thjesht komfortin e artistëve, pa prishur asgjë nga «plagët» e kohës… duke nxjerrë në pah edhe fiksuar bukurinë  e vizatimeve që dora e kohës kishte sajuar duke prishur suvanë sipas qejfit të saj. Edi Rama erdhi i frymëzuar dhe tha: do t’ia fal Peter Brook Teatrin Kombëtar,” kujtoi Plasari.

Ndërsa gazetarja e Kulturës, Elsa Demo tha në protestë se kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është edhe një pasqyrë e degjenerimit politik dhe moral të vendit.

“Pavarësisht se sa e rëndë është kjo situatë, kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëherësh mbrojtjen e një ansamblit monumental të Tiranës, ka çliruar shumë energji pozitive. Nuk ka ndodhur në historinë e 27 viteve pas rënies së regjimit që një kauzë e tillë të shërbejë si një pasqyrë e plotë e degjenerimit politik, ekonomik dhe moral të vendit,” tha Demo.

Protestës së vazhdueshme të artistëve i janë bashkuar edhe mijëra qytetarë që kanë nënshkruar një peticion, përmes së cilit u kërkojnë autoriteteve mbrojtjen e ndërtesës historike. /BIRN

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...