Teatri/ Aktivistët vijnë ndryshe në protestë, “Kur e shikoni veten në pasqyrë a skuqeni?”

Saturday, 07 July 2018 21:24

Pas miratimit të ligjit në Kuvend për prishjen e  godinës së Teatrit Kombëtar artistët, aktivistët dhe qytetarët vazhdojnë protestën, për të mos lejuar zbatimin e këtij ligji.

Pasditen e sotme aktivistët, kanë ardhur ndryshe në protestë duke mbajtur fjalime me poezi.

Përzgjedhja e tyre ka qenë me tametika të ndryshme, mbi diktaturën, ku sipas aktivistëve, po merr jetë në këtë vend.

Njëri prej aktivistëve, ka marr fjalën duke lexuar një poezi dhe në fund të saj ka bërë disa pyetje, artistëve të cilët i janë bashkuar qeverisë mbi prishjen e teatrit.

“Rama është më keq se Neroni, ose është si Neroni i cili dogji Romën, vrau nënën e vet dhe presekutoi klerikët. Ky sot nuk mundet të na vrasë, por po na grabit pronën publike.

Po dhunon gratë, me policët e vet duke i gjuajtur me shqlema. Në mendimin tim ai është i çmendur. Megjithatë kam një pyetje për aktorët që nuk janë këtu, ose për ata që mendojnë se teatri është pronë e tyre, por në fakt është pronë e jona.

Kur e shikoni veten në pasqyrë, a skuqeni? Kur shikoni kolegët që qëndroi prej ditësh apo muajsh në protest♪7 për ta mbrojtur teatrin a skuqeni?”, përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...