Vetëm pak më parë u bë i mundur arrestimi i Emiljano Nina, 23-vjeçarit i cili terrorizoi pushuesit në orë 4:00 të mëngjesit të sotëm, duke qëlluar me armë në lokalin “Havana”, në Dhërmi.
Por Emiljano Nina nuk është i panjohur për policinë. 23-vjeçari është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por më e rënda është ajo e vrasjes që ka kryer në vitin 2015. Në datë 11 Nëntor në Linzë, Emiljano, asokohe 20-vjeç, u akuzua se ka vrarë shtetasin 30-vjeçar Enton Nikaj në lokalin “Muraga”, ku mbeti i plagosur edhe pronari i lokalit.
Konflikti mes disa personave në vitin 2015 nisi për një borxh të pakthyer prej 200 mijë Euro. Nuk dihet se si Emiljano Nina, 3 vite pas kësaj ngjarje të rëndë, ka fituar lirinë. Katër muaj para vrasjes së Nikës, në Korrik 2015 Emiljano Nina (Tasho) kishte plagosur me armë Xhevahir Shabanin.
Sakaq, Nina akuzohet edhe për disa vrasje të tjera të ndodhura vite më parë, dhe është autor i disa vjedhjeve me armë të ndodhura në kryeqytet. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, i riu terrorizoi të gjithë të pranishmit në lokalin e natës "Havava", në Dhërmi.
Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.