Tetë pushues të mbytur në bregdet

Hënë, 09 July 2018 10:16

Tetë persona janë mbytur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare. Katër nga viktimat janë shënuar në vijën bregdetare në Durrës, ndërsa katër të tjerët në plazhet e tjera.

Shkak për mbytjen e tyre është bërë deti i trazuar, por edhe mosditja e notit, duke çuar kështu në humbjen e jetëve njerëzore.

Ekspertët e turizmit në vend që në nisje të sezonit të verës kërkuan vendosjen në plazhe të rojeve bregdetare, por edhe praninë e efektivëve të policisë, çka në disa zona bregdetare nuk është realizuar ende.

Këtë fundjavë, në plazhin e Velipojës janë vendosur aty policë plazhi, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qëndruar aty duke monitoruar nga afër situatën.
Siç raportojnë banorët e zonës, në vijën bregdetare të Velipojës prania e policëve të plazhit është domsodoshmëri, pasi aty ka pasur raste të mbytjes së pushuesve, por edhe vjedhje të sendeve personale të tyre.

“Këtë fundjavë isha me familjen në plazhin e Velipojës dhe u çudita kur pashë policët e detit. Shumë mirë është bërë, pasi këtu janë mbytur shumë pushues si dhe ka pasur raste të vjedhjes së sendeve personale të tyre.

Prania e tyre do të sjellë një siguri më të madhe” thotë një nga banorët e zonës, pushues në këtë plazh.

Mbytja e turistëve vendas por edhe të huaj është paralajmëruar më herët edhe nga ekspertët që meren me sektorin e turizmit, por zëri i tyre ra në vesh të shurdhër.

Në vijën bregdetare në Durrës, por edhe në Sarandë, ku u shënuan rastet e fundit nuk kishte roje në plazhe.

Edhe pse kullat e vrojtimit janë ngritur, rojet mungojnë ndërsa vijon ping pongu mes bizneseve dhe pushtetit lokal.

Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë” ka ngritur që në nisje të sezonit shqetësimin për mungesën e rojeve bregdetare, ku deklaroi, se Bashkitë janë neglizhente në këtë drejtim.

 

Bizneset që ofrojnë shërbime në zonën e bregdetit duhet të kenë stacionet e tyre, për shpëtimin e pushuesve në raste mbytje.

Nga ana tjetër, duhet të ketë një kontratë me bashkinë si një kusht të detyrueshëm për të hapur çadrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...