Ndalimi i qeseve plastike, ja çfarë po ndodh në tregje e supermarkete

Hënë, 09 July 2018 10:32

Nga 4 korriku, përdorimi i qeseve plastike mbi 30 mikron është i ndaluar dhe të gjitha subjektet që i prodhojnë ato apo i tregtojnë penalizohen me 1.5 milionë lekë.
Me nisjen e zbatimit të këtij vendimi, në supermarketet apo tregjet e kryeqytetit qeset plastike vijojnë që t’u jepen konsumatorëve. Ekonomix.al ka bërë një vëzhgim në disa prej supermarketeve, por edhe tregjeve, ku konstatohet se qeset në supermarkete tregtohen, por për to nuk jepet kuponi, duke iu mbajtur vlera brenda çmimit të produktit që blen.  “Isha në supermarket dhe bleva dy kilogram vaj dhe një sheqer. Në vendin ku paguhen lekët nuk pashë qese, por arkëtarja më pyeti nëse doja qese apo jo. Pasi pohova, nxori qesen dhe mi ambalazhoi produktet që bleva, por vura re, se nuk e përfshiu vlerën e qeses në faturën e gjërave që bleva” thotë kështu Negda, një konsumatore.
Ndërsa një pensionist, i cili frekuenton tregjet, për shkak të çmimeve më të ulëta, thotë, se aty qeset vijojnë të tregtohen pa asnjë ndryshim.
“Nuk e di unë se cila qese lejohen apo jo. Unë shkova te tregu i lagjes dhe bleva domate, qepë, tranguj, kunguj dhe shalqin dhe aty mu ambalazhuan të gjitha me qese. Si gjithmonë, asnjë ndryshim” thotë ai.
Por, në disa prej dyqaneve që tregtojnë produkte, jepen edhe qeset e përcaktuara me ligj, pra nën 30 mikron. Por edhe në këtë rast, ka vend për abuzim, pasi vlera e saj nuk futet në faturë.
“Shkova mbrëmë në një dyqan në zonën e Astirit dhe blerva një kilogram domate. Ishte qese sipas ligjit, sepse kishte shenjën e duhur. Por, vura re, se shitësi nuk e përfshiu në faturë çmimin e saj, që ishte 5 lekë” thotë Elda, një banore e kësaj zone.
Vetëm pak ditë më parë, kreu i shoqatës së Biznesit të Vogël dhe atij të mesëm, Albert Nasto ngriti shqetësimin, ku tha, se qindra biznese të vogla por edhe të mesme nuk kanë informacion, se cilat lloje qesesh janë të ndaluara për t’u përdorur dhe cilat jo. Mesa duket kjo po ndodh: qytetarët dhe biznesi janë konfuzë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...