Një 19-vjeçar me banim në Divjakë, së bashku me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar nga policia, kanë marrë peng një 25-vjeçar.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur ditën e djeshme. A.B, 19 vjeç, së bashku me bashkëpunëtorët, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj D.Gj, 25 vjeç, banues në Divjakë.
Policia thotë se “po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj”./Express
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





