Fermerët braktisin kultivimin e duhanit: Jemi të falimentuar, qeveria të kthejë sytë nga ne

Premte, 20 July 2018 08:50

Fermerët e Dumresë kanë braktisur kultivimin e duhanit, pasi sipas tyre askush nuk i mbron për grumbullimin dhe shitjen e kësaj kulture.

Të gënjyer nga çdo qeveri dhe të mashtruar nga grumbulluesit e duhanit, ata kërkojnë nga shteti që të hartojë një ligj të posaçëm për të bërë të mundur mbrojtjen e tyre nga grumbulluesit, të cilët ua blejnë produktin me çmim shumë të ulët, madje ka raste që edhe paratë nuk ua japin.
Petrit Paja, kreu i Shoqatës së Bujqësisë Dumrea, thotë në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, se shteti duhet të hartojë dhe miratojë një ligj që parashikon garantimin e pagesave të fermerëve nga grumbulluesit, ngritjen e një komisioni për evitimin e abuzimit me çmimin që blihet produkti, si dhe kontratat kolektive me fermerët për grumbullimin e duhanit të kultivuar.
“Ne i kërkojmë qeverisë, që të kthejë sytë nga fermerët e duhanit, të cilët thuajse e kanë braktisur këtë kulturë bujqësore.
Ne nuk duam politika të mëdha, ne duam gjëra të vogla që na ndihmojnë ne për të shitur prodhimin me çmimin real, për të mos u gënjyer nga grumbulluesit, që në të shumtën e rasteve nuk na i japin paratë e produktit që na mbledh, si dhe kontratave kolektive.
Më konkretisht: duam një ligj që parashikon arantimin e pagesave të fermerëve, e cila duhet të detyrohet nga shteti që të “ngrijë” një fond të caktuar të cilin do e përdorë për pagesat e fermerëve dhe kjo sasi parash të kontrollohet nga shteti.
Nga ana tjetër, duam ngritjen e një komisioni i cili në momentin kur fermeri dorëzon produktin, të ketë akses të barabartë ligjor, për ankimim nëse kompania abuzon me çmimin. Dhe e treta, duam hartimin dhe firmosjen e kontratave kolektive që parashikojnë grumbullimin e prodhimit të fermerëve përmes një kontrate” thotë Paja.
Nga ana tjetër, fermerët kërkojnë edhe kalimin e kompetencave të inspektimit dhe kontrollit të duhanit, tek një institucion i vetëm, që është Agjencia Kombëtare e Duhanit dhe Cigareve.
“Ne duam që të gjitha kompetencat për kontrollin dhe inspektimin e duhanit dhe cigareve ta ketë një agjenci e vetme, që është Agjencia Kombëtare e Duhanit dhe Cigareve. Jo të shpërqëndrohemi sa tek AKU e sa tek Inspektoriati Shëndetësor Shtretëror” shton Paja.
Sipas statistikave, në tre vitet e fundit sipërfaqja e mbjellë me duhan ka pësuar rënie të theksuar deri me 70%.
Më konkretisht, në vitin 2014 kultivohej me duhan një sipërfaqe prej 2400 hektar tokë ndërsa këtë vit është kultivuar 340 hektar.
Në vitin 2014 kanë qenë 2400 fermerë ndërsa aktualisht janë 700 fermerë që kanë kultivuar 340 ton duhan nga 2400 ton që kultivohej katër vite më parë.
Shkak kryesor për rënien e sipërfaqes së kultivuar me duhan është çmimi shumë i ulët që kompanitë grumbulluese mbledhin duhanin.

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 15:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...