×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

‘Ferri grek’/ Dy binjaket e humbura në mëshirë të fatit, tentativa të dëshpëruara për ti gjetur

E Enjte, 26 July 2018 16:48

Dy binjaket nëntëvjeçare Sofi dhe Vasiliki Philipopoulou, që ishin me pushime te gjyshërit e tyre në resortin e Rafinës, rezultojnë të humbura që pas ‘apokalipsit’ në Greqi.

 Të dyja vajzat u zhdukën të hënën, në natën apokaliptike që zjarri digjte Matin dhe një pjesë të Rafinës në lindjen e Atikës.

Babai, Yiannis Filippopoulos, mendoi se kishte njohur vajzat e tij nga pamjet televizive që tregonin familjet dhe fëmijët e vegjël, teksa dilnin nga një anije që i shpëtoi nga deti në portin  e Rafinës.

Nga pamjet dukej një vullnetar që po i hidhte një batanije vajzave.

bd059d6a9ccdb2e0d434fc5d43350d20 XL 1 600x337

Por fatkeqësisht, lehtësimi fillestar i babait u kthye në dëshpërim, kur u informua nga policia se vajzat në pamjet televizive, nuk ishin vajzat e tij.

Dukeshin njësoj, por jo, ato nuk ishin vajzat e tij.

Se çfarë ndodhi me dy vajzat, historia e të cilave zuri faqen e parë të “LondonTimes”, është e panjohur. Fotot e tyre po qarkullojnë në mediat greke, në rast se dikush i njeh ato.

Nëse nuk jepet një përgjigje e saktë për fatin e tyre, familja Filippopoulos do të vazhdojë të jetojë nën ankth.

amber 600x281

 



Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...