×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të burgosurit me probleme mendore do transferohen në burgun e Lezhës

E Enjte, 26 July 2018 17:23

Rreth 250 persona që ndodhen pas hekurave dhe që njëkohësisht vuajnë nga probleme të shëndetit mendor do të transferohen në Burgun e Lezhës. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se mjediset e burgut të Shën Kollit do t`i nënshtrohen rikonstruksionit për të ofruar shërbime cilësore për këtë kategori personash të privuar nga liria.

Gjonaj: Ministria e Drejtësisë po e trajton këtë problematike në dy linja kryesore: Me masa afatmesme për përmirësimin e trajtimit të kushteve aktuale në të cilat mbahen dhe trajtohen personat me masë mjekësore “mjekim i detyruar” dhe masa afatgjata, që lidhen me ndërtimin e një institucioni të specializuar, që do të administrohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjonaj shtoi se mjekët psikiatër që do të shërbejnë në këtë institucion do të kenë një pagë më të lartë për shkak të vështirësisë dhe speficikës së detyrës.

Gjonaj: Ndryshimet ligjore që po ndërmarrim që janë në proces do të prekin edhe trajtimin mjekësor duke përfshirë edhe personelin mjekësor që do të shërbejë për këtë kategori personash. Ato parshikojnë përmirësim të trajtimit financiar për mjekët psikiatër.

Ministrja e Drejtësisë tha se ky plan masash vjen në kuadër të rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar për akomodimin dhe trajtimin e personave që janë dënuar për vepra të ndryshme penale por ndërkohë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...