Dalin reklamat e fushatës së Brexit, si i frikësonin britanikët me shqiptarët “gogola”!

Premte, 27 July 2018 22:30

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia do të futen në BE. Seriozisht? Votoni Brexit”, është një nga reklamat e shpërndara nga shoqatat e britanikëve që mbështesnin largimin nga BE.
“Vote Leave”, ka shpenzuar më shumë se 2.7 milionë sterlina për reklama që synonte grupe specifike në Facebook, gjë që i ka ndihmuar të fitojnë referendumin e vitit 2016 për të dalë nga BE-ja.

Facebook i ka bërë reklamat publike dhe i ka dërguar te komisioni parlamentar britanik që po heton për lajme të rreme, “Fake News”. Kjo do të thotë se reklamat tani mund të shihen nga kushdo, jo vetëm nga përdoruesit e Facebook që kishin përzgjedhur mbështetësit e Brexit.

Reklamat e krijuara nga kompania kanadeze “Aggregate AIQ” përqendroheshin mbi çështje specifike, si emigrimi apo të drejtat e kafshëve, dhe përpiqeshin të ngacmonin telat më delikate të një grupi të caktuar njerëzish, duke i zgjedhur sipas moshës, sipas vendit ku jetonin dhe sipas të dhënave të tjera personale, të cilat i kanë marrë nga rrjetet shoqërore e nga burime të ndryshme.

Dokumenti me 120 faqe duket se mbështet gjetjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që javën e shkuar vendosi se “Vote Leave” ka shkelur ligjin zgjedhor, në bashkëpunim me një tjetër fushatë, “BeLeave”, gjë që është mohuar nga të dyja grupet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...