Pasuria dhe aftësia profesionale mund të ngelin prokurorin Muçi në vetting

Hënë, 30 July 2018 16:53

Ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, edhe prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

Për Prokurorin Besnik Muçi, janë kryer verifikime në tre shtyllat kryesorë të Vettingut, pasuria, integriteti moral dhe aftësitë profesionale. Sipas relatorit të seancës ILDKPKI ka deklaruar në raportin e saj se Muçi është ne rregull nga ana e pasurisë me deklarimet periodike.

Sipas KPK-së pasuritë e Muçit: Tokë 366 metra katror marrë nga shteti 91’ në Pogradec. Tokë bujqësore përsëri në Pogradec.

Gjithashtu disponon një apartament 57 metra katrorë në Tiranë, që e ka blerë 2006 për 1.1 milion lekë. Kursime nga rroga dhe emigracioni në Greqi. Po ashtu KPK shton se prokurori ka dhe hua.

Në raportin e komisionit shtohet më tej se Muçi ka bërë dhe riparim mobilje shtëpie 300 mijë lekë. Shtesë objekti në pallatin ekzistues 24 metra aktorë. Deklaruar për legalizim në vitin 2008. Tokë bujqësore 300 metra aktorë në Shkozë dhe një pasuri 110 mijë lekë. Po ashtu disponon dhe një tokë bujqësore 2 mijë metra katrorë në Stroskë, Pogradec.

Shtëpi banimi 78 metra në rrugën e Elbasanit blerë në 2016, 75 mijë euro, 25 mijë euro kursime, 15 mijë euro borxh që i ka marrë nga shtetas.

Po KPK në relacionin e saj prokurori nuk ka deklaruar një ndërtesë në tokën 266 metra katrorë në Pogradec. Sipas KPK Besnik Muçi e ka përfituar në mënyrë të paligjshme këtë pasuri dhe e ka fshehur, godinën 99 metra katrorë në tokën në fjalë.

Më tej në realizonin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet se në vitin 2003, rezulton me minus në bilancin e llogarisë po ashtu dhe në dy vitet pasardhëse, 2004, 2005 dhe 20006. Në këto tre vite Muçi ka një bilanc negativ prej 649 mijë lekë.

Komisioni i Vettingut ka nxjerrë në pah edhe probleme që lidhen me aftësitë profesionale të prokurorit Besnik Muçi.

Kështu është konstatuar se në vitin 2014, ky gjyqtar ka vendosur mos-fillim të hetimit pasuror për shtetasin K.N., i cili është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge.
Muçi ka pushuar në vitin 2016 edhe një procedim penal për gjobë-vënie, të regjistruar sipas informacioneve të Policisë së Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...