Policia e Shkodër ka parandaluar një krim brenda familjes, ndërsa është vënë në pranga autori. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, i cili po dhunonte gruan e tij, shtetasen me inicialet V. Sh 25 vjeçe. Ka qenë kjo e fundit që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti.
Falë reagimit të shpejtë, forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shtetases V.Sh nga ana e bashkëshortit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatik.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” e “Dhuna në Familje” parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Pena