Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike gjatë ditës së sotme ndaj anëtarit të KPK-së, Lulzim Hamitaj.
‘Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit te komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare te publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike.
Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim’, thuhet në reagimin e Prokurorisë.