Dy raste vetëvrasjesh të dy djemve të rinj në moshë kanë tronditur sot Shijakun.
Një 25-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë, ndërsa një 19-vjeçar është vetëhelmuar dhe aktualisht raportohet se ndodhet në spital.
Policia informon se ngjarjet janë regjistruar të dyja ditën e diel në Shijak, ndërsa shkaqet që i shtynë të rinjtë drejt aktit ekstrem, mbeten ende të panjohura.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 29.07.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi A.K., vjeç 19, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 29.07.2018, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur shtetasi F.G., vjeç 25. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.