Një ngjarje e rëndë aksidentale i mori jetën një 4-vjeçari në qytetin e Korçës.
Ai ka qenë duke konsumuar një kokërr kumbulle, por ajo i ka bllokuar organet e frymëmarrjes, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 29.07.2018, në spitalin rajonal Korçë, rrugës për në spital ka vdekur fëmija M. Xh., vjeç 4, banues në Korçë, pasi dyshohet se i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një frutë, kumbulle. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.