×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Horoskopi i ditës

Tuesday, 31 July 2018 08:24

Dashi

Mundohuni që të guxoni më shumë dhe të tregoheni më krijues në çdo projekt tuaj. Intuita juaj do ju lejojë që të fitoni sfida të rëndësishme. Kjo e martë premton sukses të madh edhe në sektorin e dashurisë.

Demi

Duhet të mbani mirë parasysh situatën tuaj aktuale në vendin e punës dhe të vlerësoni nëse është rasti të bëni ndonjë ndryshim, apo të provoni disa shtigje të cilat i keni përshkuar edhe më parë. Nga pikëpamja sentimentale, kjo ditë favorizon takimet.

Binjakët

Do të jeni disi të dekurajuar, ndoshta për shkak të ndonjë vonese me të cilën jeni hasur në vendin e punës. Megjithatë një kthesë e papritur do ju bëjë tejet euforik. Konfirmime pozitive janë fare pranë.

Gaforrja

Ky është një moment i rëndësishëm për gjithë ata që janë në kërkim të rezultateve, pasi do të jenë të rrethuar nga njerëz pozitiv, të cilët do të dinë të vlerësojnë cilësitë e tyre. Në dashuri jeni në kërkim të një stabiliteti më të madh, ndaj përvishni mëngët dhe përqendrohuni për të shmangur keqkuptimet që keni pasur së fundmi.

Luani

Kjo ditë sjell me vete mundësi të mëdha për rizgjimin e ndjenjave dhe për zyrtarizimin e një raporti. Edhe një miqësi e thjeshtë, mund të transformohet në një lidhje. Në vendin e punës, duhet të jeni më të pavarur.

Virgjëresha

Duhet të merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe mirëqenien tuaj, për shkak se kjo ditë favorizon relaksim dhe pushimet. Shmangni përplasjet e kota, sidomos në familje ose me partnerin/en. Nisja e projekteve të reja është shumë e mundur, por vetëm nëse do të favorizoni bashkëpunimet me të tjerët.

Peshorja

Kjo është një ditë e cila ju sheh pak negativ përgjithësisht, ndoshta për shkak të ndonjë keqkuptimi me partnerin/en. Megjithatë mos lejoni që ankthi juaj t’iu bllokojë në vendin e punës, për shkak se parashikohen konfirmime të rëndësishme.

Akrepi

Duhet të përpiqeni maksimalisht që të jeni sa më diplomatë dhe me intuitë në punë, pasi duke marrë situatën në dorë, do të arrini grintën e duhur të pozitiviteti, e cila do ju lejojë që të çoni përpara me sukses një projekt të ri. Në dashuri, këshillohet që të mos jeni impulsiv.

Shigjetari

Jeni në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishëm, i cili mund të ndryshojë drejtimin e lidhjes tuaj me partnerin/en. Megjithatë mundohuni që të mos ndikoheni nga kritikat e të tjerëve, duke menduar vetëm për atë që është më mirë për ju.

Bricjapi

Ky është momenti për të rindezur ndjenjat dhe për të riparë rutinën tuaj të përditshme. Përgjigjet e mira do ju lejojnë që të jeni më shumë pozitiv dhe produktiv në vendin e punës.

Ujori

Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që të tregoheni sa më strategjik, sidomos nëse negociatat e kohëve të fundit, ju kanë futur në krizë në vendin e punës.

Peshqit

Po përmbyllet një muaj i cili do ju lejojë që të punoni me më shumë kujdes lidhur me projektet e reja që në të kaluarën, i keni zvarritur për shkak të mungesës së kohës ose të ardhurave. Kjo e martë parashikohet me zhvillime të reja pozitive në dashuri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...