Banorët e njësisë 7 në Tiranë, nuk arrijnë të marrin ndihmën e kempit. Qytetarët janë shprehur se kjo situatë përsëritet çdo muaj dhe pavarësisht ankesave në bashki, nuk kanë gjetur zgjidhje.
“Ne me atë pension jetojmë, nuk kemi çfarë të hamë. Çdo muaj presim, për marrjen e kempit. Jemi drejtuar në Bashki, po na sorallasin dhe nuk kemi gjetur zgjidhje. Prej datës 26 nuk është dhënë ndihma Na është thënë se nuk dalin fondet”, është shprehur një qytetar për Faxnews.