ONM pyetje të sikletshme për ish-kryegjyqtarin e Vlorës: Motra nga i ka gjetur lekët?!

Tuesday, 31 July 2018 14:12

Artur Malaj, gjyqtar i Apelit Administrativ Tiranë, ka dalë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) paraditen e së martës. Artur Malaj është kandidat për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ndaj edhe iu nënshtrua me prioritet Vetting-ut.

Gjyqtari ka 1500 metra katrorë tokë në fshatin në Llakatund dhe shtëpi 106 metra katrorë në Tiranë, blerë për 55 mijë euro. Apartamenti është i blerë me kredi dhe të ardhurat e gruas. Malaj ka në pronësi edhe një garazh. Çmimi u ul sepse firma nuk e kishte përfunduar ndërtimin.

Po ashtu ka pasur dyshime se gjyqtari ka fshehur pronësinë e një vile që ka pasur në Vlorë.

Subjekti nuk ka deklaruar kontratën e sipërmarrjes për apartamentin. Në dosjen e kredisë, çmimi është 63 mijë euro dhe jo 55 mijë euro, sikurse ka deklaruar ai. KPK-ja konstaton se gjyqtari Artur Malaj ka kryer deklarim të pasaktë për vlerën e këtij apartamenti.

Lidhur me figurën, DSIK thotë se Artur Malaj ka plotësuar saktë dhe me vërtetësi formularin. Por në përfundim, DSIK thotë se Malaj është i papërshtatshëm. Ai dyshohet për përfshirje në akte korruptive dhe ka kontakte të papërshtatshme me personazhe të krimit të organizuar. Pas kërkesës së komisionit, DSIK solli raport shtesë, duke përditësuar të dhënat.

Rezulton se Malaj ka favorizuar palët në procese kundrejt rryshfetit. Jepen gjithashtu të dhëna për përfshirje të subjektit në korrupsion kur ishte kryetar i Gjykatës së Vlorë, por KPK-ja thotë që raporti është i paplotë dhe i pabazuar.

Debati me përfaqësuesen e ONM:

Përfaqesuesja e ONM ka kërkuar detaje lidhur me banesën e tij në Tiranë. “Ju e porositët shtëpinë në 2005 në Tirane ndërkohë që punonit dhe jetonit në Vlorë. Shtëpia përfundoi në 2008 dhe ju keni nisur të jetoni aty në 2013. Shtëpinë e keni blerë me kredi për strehim. Nga e dinit ju që një ditë do transferoheshit në Tiranë?”– ka pyetur ajo.

Gjyqtari: Nuk kisha arsye pse mos ta besoja një gjë të tille. Kërkova transferim në Tiranë. Shtëpia u vonua sepse unë jetoja në Vlorë dhe nuk kisha mundësi që të shkoja të interesohesha për të dhe firma më neglizhoi, nuk ma kishte mbaruar apartamentin ndërkohë që ato të fqinjëve kishin mbaruar. Bëmë kontratë tjetër ndaj u ul vlera e shtëpisë së pllakat i shtrova vetë.

Përfaqesuesja e ONM e pyet për pasuritë e kunatit dhe motrës së gjyqtarit. Sipas saj, kunati ka pasuri të mëdha që nuk justifikohen me punët që ka bërë, pra katër apartamente dhe katër parcela toke në Vlorë.

Gjyqtari: Këto pasuri nuk janë vetëm të kunatit, por edhe të familjes së tij. Babai i tij ka punuar në SHBA, kurse vëllai tjetër është në emigracion. Babai i kunatit ka qenë drejtor i fabrikës së përpunimit të peshkut në Vlorë dhe pas viteve ’90 ai ishte një nga privatizuesit e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...