Është lënë i lirë nga gjykata efektivi i policisë së Durrësit Sherfi Hajdari, i cili një ditë më parë u ndalua nga policia si personi përgjegjës që shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij.
Gjykata e Durrësit vendosi masës e sigurisë 'Detyrim paraqitje'.
Merita Hajdari, 47 vjeçe i dha fund jetës duke qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit të bashkëshortit, ngjarje e ndodhur në banesën e çiftit më lagjen numër 7 të Durrësit, mesditën e së hënës.
Gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor rrëfeu se ka debatuar ashpër me 47-vjeçaren para se ajo të kryente vetëvrasje me armën e shërbimit.