×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pagesat për koncensionet me PPP do të dyfishohen deri më 2021, arrijnë në 140 milione euro

E mërkurë, 08 August 2018 15:06

Pagesat buxhetore ndaj kompanive që janë në kontrata partneriteti Publik-Privat me qeverinë nëpërmjet koncensioneve PPP do të dyfishohen deri më 2021, sipas parashikimeve të vetë qeverisë. Sipas projektbuxhetit afatmesëm 2019-2021, pagesat për koncensionet do të rriten me shpejtësi gjashtë tre viteve në vijim për të arritur në mbi 18 miliardë lekë (140 mln euro) në vitin 2021, nga 9.4 miliardë lekë që janë parashikuar të akordohen këtë vit.

Ligji për “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë përcakton se: “Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Aktualisht, janë në fuqi 11 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2018 të lidhen dhe 4 kontrata të reja nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar më herët pas marrjes së mandatit të dytë, qeveria ka nisur një valë të re Partneritetesh Publike-Private e përqendruar te rrugët. Aktualisht totali i kilometrave që do t’i shtohet asetit rrugor shqiptar përmes projektit të Rrugës së Arbrit, Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat llogaritet rreth 167 kilometra. Të paktën kaq mund të llogaritet sipas të dhënave nga projektet në letër, por kjo mund të ndryshojë në varësi të zbatimit faktik ku, herë pas here bëhen korrigjime në funksion të situatës që mund të shfaqet në terren. .

Projekti “One billion”, një paketë investimesh prej 148 miliardë lekësh që po aktivizohet nga qeveria “Rama” në bashkëpunim me kompanitë vendase për ndërtimin e 6 segmenteve rrugore, një spitali rajonal në Fier dhe rreth 5 shkolla në Tiranë rrezikon të minojë stabilitetin fiskal të vendit në afat të gjatë. Precedentët negativë të koncesioneve në të shkuarën dhe mungesa e ekspertizës dhe kapaciteteve monitoruese të Shqipërisë i shtojnë më tej rreziqet. Përfaqësuesja e Përhershme e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, ka pohuar më herët për “Monitor” se “kontratat e PPP-ve krijojnë detyrime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për qeverinë. Monitor

Modifikuar më E mërkurë, 08 August 2018 15:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...