Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në aksin Fllakë – Qerret, ku 82-vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë, kur u aksidentua për vdekje nga përplasja e një mjeti.
Policia prangosi autorin.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., vjeç 51, banues në fshatin Qerret, pasi në rrugën Fllakë – Qerret, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin (këmbësor) H. H., vjeç 82, banues në Katundi i Ri, i cili ndërroi jetë në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.