Forcimi i lekut ndikoi negativisht me 22 mln euro të ardhurat në buxhet

Diel, 12 August 2018 08:46

Forcimi i pazakonte i monedhës vendase në tregun vendas të këmbimit dha efekte negative në të ardhurat buxhetore.

Mbiçmimi me 10% i lekut ndaj euros ka dhënë efekte negative tek TVSH -ja e importeve, duke bërë që bizneset të paguanin në dogana më pak lekë se një vit më parë për të njëtën sasi malli.

Sipas përllogaritjeve nga Ministria e Financave efektet negative në të ardhurat buxhetore me orgjinë kursin e këmbimit ishin 3 miliardë lekë ose 22.5 milionë euro gjatë periudhës 5 mujore.

Importi i taksuar arriti në vlerën 191.6 miliardë lekë në janar-maj, ndërsa eksportet total arritën në vlerën 131.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar importi i taksuar u rrit me 4.3 miliardë lekë ose 2%, dhe eksporti total me rreth 20.5 miliardë lekë ose 18%. importet dhe eksportet do të ishin në vlera më të larta nëse nuk do të kishim efektet e kursit të këmbimit.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 42.1 miliardë lekë, 8% ose rreth 3.1 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit 2017 dhe 2.6% ose rreth 1.1 miliardë lekë më pak se plani. Rritja e importit të karburantit, krahasuar me 5 mujorin 2017, ka ulur prodhim vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH- ja në import janë rritur.

Importi i Energjisë Elektrike është ulur me 34% krahasuar me Janar- Maj 2017 me efekt në të ardhurat nga TVSH në import -37 milionë lekë. Karburanti import mbuloi rreth 97% të konsumit gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2018 krahasuar me 65% që ishte ky tregues vitin e kaluar.

Grup-produktet me kontribut pozitiv në të ardhurat nga TVSH në import rezultuan: karburant import, automjetet e përdorura, mielli dhe gruri, priza dhe çelsa elektrikë, fruta perime etj. Metalet bazë dhe artikujt prej tyre rezultuan zëri kryesor me efekt negativë në të ardhurat nga TVSH në import me efekt -0.6 miliardë lekë (efekti negativ -1.4 milliardë lekë për shkak të rënies së sasisë së importuar me rreth 88 mijë ton, është zbutur nga rritja e çmimeve ndërkombëtare të metaleve dhe artikujve prej tyre, me efekt në TVSH +0.8 miliardë lekë). /Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...