Është gjetur 12 vjeçarja gjermane, e cili u denoncua e humbur një ditë më parë nga familjarët e saj në Komisariatin e Pogradecit.
Florentina Meyer, është kthyer sot pranë familjes nga policia e Pogradecit. Vajza ishte denoncuar e zhdukur nga njerku i saj V.F, 37-vjeç.
Ai ka thënë se familja e tij po pushonte buzë liqenit kur vajza e bashkëshortes së tij, Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani, është larguar pa lënë gjurmë.