Studimi për mobilitetin, 70-80 % e shqiptarëve duan të punojnë jashtë

Hënë, 27 August 2018 08:31

Shqiptarët vijojnë të kenë dëshirë të punojnë jashtë. Ky është përfundimi i një studimi mbi tregun ndërkombëtar të punës. Sipas këtij studimit, nga 2014-2018 përqindja e shqiptarëve që duan të largohen ka rënë disi, megjithatë, shteti ynë gjendet në listën e vendeve ku 70-80 % e të pyeturve duan të punojnë jashtë. Vendet e tjera të Ballkanit rezultojnë në nivel më të ulët të dëshirë për të punuar jashtë ose që aktualisht punojnë jashtë.

Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit The Network janë bashkuar për të krijuar një nga sondazhet më të gjithëpërfshirëse të tendencave të punës dhe preferencat e punës – 366,000 njerëz në 197 vende, me titull “Të dekodosh talentet globale 2018”.

Studimi sugjeron se të kuptosh sjelljet e fuqisë punëtore globale është thelbësore për kompanitë dhe shtetet. Ata që e menaxhojnë atë, do të fitojnë fleksibilitet në adresimin e sfidave të tyre të ardhshme dhe do të kenë probabilitet më të lartë në mbështetjen e rritjes ekonomike.

Sipas studimit, ka një rënie e dëshirës për të punuar jashtë vendit, ndonëse vendet që kanë pasur një tendencë të tillë vijojnë të mbeten në shifra të larta (Si Shqipëria).

Sipas Boston Consulting Group, për këtë duket se ka ndikuar shtrëngimi i politikave të tregtisë dhe imigracionit në reputacionin e SHBA si një destinacion pune dhe se Brexit ka një tjetër ndikim në Mbretërinë e Bashkuar. Ndryshimet e sjella nga nacionalizmi i rritur me qeveritë populiste në krye të disa shteteve, gjithashtu janë ndikues kryesor. Faktorë të tjerë që gjithashtu kanë ndikuar në hartën globale të mobilitetit janë kriza e refugjatëve në Evropë, rritja e vazhdueshme e Azisë dhe ringjallja ekonomike e Evropës Lindore. Rezultati është se vullneti i përgjithshëm për të emigruar ka rënë. Pesëdhjetë e shtatë përqind e të gjithë të anketuarve tani thonë se do të lëvizin në një vend tjetër për punë. Ndërkohë që është ende një numër i konsiderueshëm, është 7 pikë përqindjeje më i ulët se kur është hulumtuar në vitin 2014.

 

Modifikuar më Hënë, 27 August 2018 08:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...