Uji i Orizit – Vlerat fantastike për flokët dhe lëkurën

Hënë, 27 August 2018 09:00

Orizi është një drith i pasur me kalori por edhe me vitamina dhe minerale.

Të gjithë këto ushqyes transferohen në ujin ku drithi zien gjatë gatimit.

Kjo është arsye përse, sipas të dhënave të AgroWeb.org, këshillohet të përdoret ujin e orizit për shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Vlerat E Ujit Të Orizit Për Shëndetin E Flokëve Dhe Lëkurës
Nëse dëshironi të keni një lëkurë të freskët dhe me shkëlqim, atëherë duhet të përdorni më shpesh ujin e orizit.

Ai është shumë efikas në heqjen e qelizave të vdekura nga lëkura.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky ujë ndihmon në prodhimi ne qelizave të reja dhe përmirëson paraqitjen e lëkurës.

Pas larjes së fytyrës, ju mund ta lyeni atë me ujë orizi duke përdorur një pambuk.

Mbajeni tonikun në fytyrë për disa minuta, lajeni me ujë të zakonshëm dhe do të shikoni menjëherë ndryshimin.

Uji i orizit është një tonik i shkëlqyer për heqjen e njollave të zeza nga lëkura, aknet dhe puçrat.

Nëse e pini ujin e orizit, efektet do të jenë të ngjashme.

Ujin e orizit mund ta përdorni edhe si solucion zbutës për flokët.

Mjafton të masazhoni skalpin me ujin e orizit dhe më pas t’i jepni flokëve një shpëlarje përfundimtare.

Uji i orizit do t’i bëjë flokët më të buta dhe do u japë atyre më shumë shkëlqim.

Si Të Përgatisni Ujin E Orizit Në Shtëpi
Uji i orizit mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi.

Mbushni një gjysëm filxhani me oriz dhe lajeni me ujë të bollshëm.

Më pas hidhni katër filxhanë me ujë në një tenxhere, shtoni orizin dhe lëreni të ziejë për 30 minuta.

Më pas hiqeni orizin dhe lëngun e mbetur ruajeni në frigorifer.

Këtë ujë mund ta përdorni për 5 deri në 7 ditë që nga momenti i zierjes së orizit.

Gjatë këtyre ditëve, atë mund ta aplikoni rregullisht në lëkurë dhe flokë për të marrë përfitime maksimale./AgroWeb.org

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...