AKU ka arritur të zbulojë 4 subjekte, 3 në Pogradec dhe 1 në Korçë, tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme, pra nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes(ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare)
Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:
190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec
88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “RefijeKapri” në Pogradec
20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “DhimitërBucuku” Pogradec
10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “TheodhorRembeci” në Korçë
Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.
Ndaj subjektit “RefijeKapri” u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.