×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përgjegjësia sociale – Sistemi bankar, 1.2 milionë euro për vitin 2017

Hënë, 27 August 2018 14:59

Sistemi bankar kontribuoi me 1.2 milionë euro gjatë vitit të kaluar në projekte të përgjegjësisë sociale.

Misioni i përgjegjësisë sociale të bankave është i ndarë në 17 objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm, duke filluar nga lufta ndaj varfërisë e deri te kontributi për arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin.

Në raportin e përgjegjësisë sociale për vitin e kaluar, të publikuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kryetari Silvio Pedrazzi nënvizon se kontributi i sektorit ka bërë të mundur që shumë njerëz të kenë akses në produktet e energjisë, investime në teknologji miqësore ndaj mjedisit, financime për bujqësi të qëndrueshme, produkte kredie për t’u ardhur në ndihmë familjeve të planifikojnë dhe financojnë kostot e arsimimit, programe që mbështesin gratë në tregun e punës, mbështetje për nisma dhe ide novatore, përmirësimi i kushteve dhe zhvillimi i ideve të reja.

Sipas tij, bankat janë pjesë e shoqërisë dhe ekonomisë dhe roli i tyre në të dyja këto fusha është i ndjeshëm dhe i dukshëm.

Pedrazzi nënvizon se bankat po marrin pjesë në krijimin e pasurisë, hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e punonjësve, përmirësimin e rregulloreve dhe sigurimin e mundësive të barabarta.

Login to post comments