Drejtuesit e UISH garantojne: “Të gjitha procedurat do të jenë transparente, votimet do jenë të fshehta,kandidaturat do të shpallen në kohën e duhur”
Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë ka shpallur fushatën e zgjedhjeve për organet e UISH-së. Fushata e zgjedhjeve ka filluar në datën 30 gushtdhe zhvillohet sipas ligjit dhe statutit të këtij institucion. “Të gjitha procedurat do të jenë transparente, votimet do jenë të fshehta, kandidaturat do të shpallen në kohën e duhur”, - garantojnë drejtuesit aktualë të këtij institucioni, rreth këtij procesi. Në detaje, që prej datës 30 gusht dhe deri më 8 shtator do të realizohet informimi i të gjithë anëtarësisë për zgjedhjet e reja, si edhe njohja me kalendarin e tyre. Ndërsa gjatë datave 10-21 shtator do të organizohen zgjedhjet e përfaqësuesve të infermierëve për anëtarë asambleje të UISH-së së qarkut. Nga ana tjetër, kandidatët për president, zv/president dhe Sekretar të Këshillit Rajonal, dalin nga anëtarët e Këshillit dhe votohen me votim të fshehtë. Më tej, mes datave 16-20 nëntor 2018, të gjithë ata që duan të konkurrojnë për organet qendrore të UISH-së, duhet të paraqesin dokumentet përkatëse. Për ta përfunduar procesin në fjalë, në datën 5 dhjetor kur zhvillohet edhe Asambleja Kombëtare e cila zgjedh 5 anëtarë për Këshillin Kombëtar - dy nga qarku Tiranë, njëanëtar nga qarku Fier, një nga qarku Elbasan dhe një nga qarku Korçë. Dhe pas saj, mblidhet Këshilli i ri Kombëtar, i cili dhe zgjedh me votim të fshehtë sipas kandidaturave, presidentin dhe zv/presidentin. Teksa në zbatim të nenit 43 të statutit të UISH-së, në mbledhjen e radhës, Këshilli do të emërojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm.
LISTA
KALENDARI I KONFERENCAVE ZGJEDHORE
Berati 1 Tetor 2018
Dibra 4 Tetor 2018
Durrësi 6 Nëntor 2018
Elbasani 15 Nёntor 2018
Fieri 9 Tetor 2018
Gjirokastra 8 Tetor 2018
Korça 9 Nёntor 2018
Kukësi 25 Tetor 2018
Lezha 2 Nëntor 2018
Shkodra 30 Tetor 2018
Tirana 19 Tetor 2018
Vlora 15 Tetor 2018
Në datë 21 Nëntor 2018 shpallen kandidaturat për
Këshillin Kombëtar për President dhe zv/President.
Në datë 5 Dhjetor, Asambleja Kombёtare.