Rreth 6 ditë pas sulmit me armë zjarri në banesën e prindërve të saj, gazetarja Klodiana Lala ka treguar ngjarjen e rëndë në rubrikën ‘Opinion’ në News24. Lala ka treguar e përlotur si ndodhi ngjarja dhe si u sinjalizua. Gazetarja u shpreh se dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës dhe se nuk frikësohet, pavarësisht se është tronditur.
Pse vendose të flasësh sot Klodi, le ta nisim këtu?
Së pari kam një detyrim moral ndaj familjes time që është goditur në mes të natës me kallash. Kam një detyrim ndaj kolegëve të mi me të cilët punoj çdo ditë. Kam një detyrim ndaj opinionit publik që shpesh më ka mbështetur, por edhe kritikuar. Kur më ka mbështetur më ka bërë të eci përpara, ndërsa kur më ka kritikuar më ka bërë të reflektoj për punën. Shumë më kanë thënë pse nuk reagova në momentet e para. Nuk reagova sepse duhet ti lija institucioneve kohën e nevojshme të hetimeve. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë, pra tu japin kohë institucioneve për të bërë detyrën e tyre. Por në të njëjtën kohë unë ja e tronditur. Jam edhe sot e tronditur edhe sot kur e mendoj se në banesën e prindërve të mi flinin dy vajzat e mija të mitura të cilat pjesën më të madhe të viteve e kanë kaluar në atë banesë. E kalojnë aty sepse unë kam zgjedhur që mamanë time si personin më të mirë dhe të përshtatshëm që të rrijë pranë tyre. Ne kemi pasur orë të gjata në punë dhe kemi pasur ngjarje të vështira për të mbuluar. Në momentet e para jam munduar të jem e fortë, sepse po të lëkundesha unë, do të lëkundeshin edhe familjarët dhe nuk do ta mbanin presionin. Dhe për të gjitha këto arsye mendova se do ishte më mirë një moment i dytë për të sqaruar opinionin publik, i cili ka bashkëpunuar me mua në momente të caktuara. Unë kam trokitur dhe kam kërkuar shpjegim prej tyre, kam ndjekur histori të ndryshme. Kam trajtuar probleme për të mirën e përbashkët. Unë nuk do merrem me atë se çfarë ka ndodhur atë natë në shtëpinë time…
Na trego si ndodhi e gjitha, si u sinjalizove. Të paktën nga raportimet e asaj dite ne mësuam se Klodiana Lala nuk ishte në banesë? Si u sinjalizove?
Është e vërtetë që unë atë ditë nuk isha në banesë, pasi jam ndodhur në apartamentin tim privat që e kam në një zonë periferike. Atë ditë kam lëvizur shumë për shkak të një problemi shëndetësor familjar. Në banesë ishin dy prindërit e mi, babi është në prag të pensionit, janë ndodhur dy vajzat e mija të mitura, më e madhja është 6 vjeç dhe e vogla 2 vjeç. Është ndodhur vëllai im dhe një çift bashkëshortesh që janë miqtë të familjes tonë. Në mëngjes më telefonon vëllai dhe me thotë të hap Wahtsup se më kishte sjellë një foto… Më besoni se gjithsecili që mund të jetë në vendim tim do tronditej. I jam lutur në telefon vëllait dhe i thashë unë e di që ti nuk ke probleme se të ndjej nga zëri, por më thuaj çfarë ka ndodhur me vajzat.
Foto çfarë tregonte, shenjat e plumbave në derën e shtëpisë?
U trondita kur pashë plumbat në muret e shtëpisë. Pasi u sigurova që vajzat dhe familjarët nuk kishin asgjë. Pyetja e parë ishte për vajzat sigurisht. Më pas kam pyetur për prindërit dhe miqtë që ishin atje. Pasi u sigurova që nuk kishte të lënduar, kam telefonuar drejtorin e policisë së Tiranës dhe më pas kam sinjalizuar me një mesazh edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u përgjigj në kohë rekord. Më ka marrë ne telefon dhe policia shkoi në shtëpinë time. Unë ja kam bërë të qartë që unë nuk do publikoja lajm derisa të hetohej. Ne kemi qenë të hapur për t’u hetuar në të gjitha pistat.