Mungesa e ifrastrukturës, papunësisë, por dhe shpresës për përmirësimin e situatës sic thonë banorët po bën që shumë familje të braktisin fshatin Torovicë të Lezhës. Shumë shtëpi mbajnë tabelën shitet në fshatin ku disa vite më pare jetonin 7 mijë njerëz dhe sot vetëm katër mijë. Një pjesë ikin drejt vendeve të BE, ndërsa të tjerë lëvizin drejt zonave më të zhvilluara në Lezhë e qytete të tjera të vendit.
Shumë shtëpi janë nxjerë në shitje në Torovicë. Fshati i njohur i Lezhës po braktiset vit pas viti.
Banor: "Arsyeja dhe motivi i vetëm është se këtu nuk ka shpresë."
Dhjetra familje janë larguar, ndërsa të tjera thonë se po bëhen gati të ikin.
Banor: "Jetesa është e vështirë sepse nuk ka punësim."
Një pjesë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa të tjerë brenda Shqipërisë.
Mungesa e infrastruktures rrugore, papunësia dhe varfëria po nxit ikjen thonë banorët
Banor: "Njerëzit ikin prej halleve, kërkojnë azil në Francë, Belgjikë e vende të tjera. Këtë javë kanë ikur katër familje."
Në zonë konstaton shumë shtëpi të cilat janë vënë në shitje, pasi banoret duan të ikin.
Disa vite më parë, Torovica regjistronte rreth 7 mijë banorë, numër që ka rënë në 4 mijë, ndërsa të shumtë janë ata që thonë se duan të ikin.
Torovica ndodhet 17 km larg qytetit të Lezhës por udhetimi është mjaft i vështire, ndërsa banorët atje thonë se vuajnë mungesën e shërbimeve dhe shpresën për përmirësimin e situatës dhe për të jetuar në vendin e tyre!