Një aksident raportohet nga aksi rrugor Elbasan-Tiranë. Makina tip “Dacia” drejtuar nga një shtetas polak është përmbysur e si rrjedhojë është plagosur vetë shoferi dhe pasagjerja në këtë mjet, një shtetase australiane.
Të plagosur kanë mbetur polaku M.G 29 si dhe J.C 45 vjeçe, banuese në Australi, njofton policia për aksidentin në afërsi të fshatit Mamël.
Menjëherë kanë nisur hetimet nga policia për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.