Lum droge në Europë, arrestohen shqiptarët në Itali, Gjermani e Shqipëri

Hënë, 10 September 2018 13:15

Dy grupe trafikantësh shqiptarë që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Eruopës Veriore janë shkatërruar gjatë një operacioni të koduar "Alba Boanca" të ndërmarrë mëngjesin e sotëm.

Operacioni u ndërmor në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë  18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez. 

Te arrestuarit

16 persona janë arrestuar në Itali.  13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Bolzano, Merano (BZ), Bressanone (BZ), Laives (BZ), Chiusa (BZ), Treviso, Opera (MI) e Manerba (BS). Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në komunën Merano të Bolzanos.

3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë

1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.

Dy grupet kriminale

Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupet kishin degëzime të shumta në territorin italian në rajonet e Lombardisë , Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Hollandë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italian me Austrinë.

Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuesstruar 120 kg drogë e tipit marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro , 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...