×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Babai monstër që përdhunoi vajzën, e motra: Im vëlla të pushkatohet nëse është fajtor

Hënë, 17 September 2018 13:12

Është rikthyer sërish në emisionin ‘Me zemër të hapur’ historia e incestit në një familje në Tiranë, ku babai ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht për 16 vite me radhë me vajzën e tij.

Në studion e ‘News24’ ndodhet motra e Qirjako Nakucit, shtetasja me inicialet E. N., tregon se si e mori vesh lajmin ndërsa mohon kategorikisht akuzat.

Po ashtu halla e 25-vjeçares hodhi akuza live për policinë, pasi pretendon se vëllai i saj është rrahur me hekur pas koke. Sipas saj ka qenë nëna që i ka braktisur të tre fëmijët, duke i lënë tek babai. Pas vendimit të gjykatës, halla tregon se 8 muaj më vonë, në vitin 2002, fëmijët kërkuan të ktheheshin sërish tek babai.

“Unë nuk kam ardhur që të mbrojë Qirjakon. Unë se kuptoj ça ishte ky lajm. Por ka prokurori, polici, që do të hetojnë ngjarjen. Por faj kanë edhe mediat se e kanë bërë fakt të kryer. E bënë vëllain tim monstër. Por duhet që të merret në pyetje vajza. Vëllai im u dhunua në polici. Se dija ku isha. Shkova në Vaqarr. U shokova kur e pashë, ishte i frikësuar. Unë i thash shprehimisht; nëse je fajtor të pushkatohesh. E mora vesh lajmin përmes ‘News24’. Ata e kanë rrahur keq vëllain tim, e qëlluan me hekur pas koke”, tha halla në studio, shkruan ‘BalkanWeb’. Sipas saj e gjithë kjo ngjarje është trilluar nga vajza e dhe familjarët e saj pasi në mes është pasuria.

Dëshmia e gjyshit
Emisioni “ Me Zemër të Hapur” trajtoi në datën 13 Shtator rastin e vajzës që dëshmoi pas 16 vitesh se babai i saj e dhunonte seksualisht, madje dhe se e kishte detyruar atë që të abortonte fëmijën. Për herë të parë në studion televizive doli një nga familjarët e vajzës. Gjyshi 81 vjeçar pohoi para publikut se babai dhunues ka ushtruar dhunë sistematike ndaj gjithë familjes. Ai deklaroi në emision se dikur ka patur një hetim për dhunuesin i cili sipas të cilës i akuzuar nuk ka qenë në hetim . I menjëhershëm ka qenë reagimi nga paraburgimi i Vaqarrit. Qirjako Nakuci u shpreh në lidhje telefonike se nuk e ka dhunuar seksualisht të bijën madje u shpreh se vajza kur është kryer divorci ka kërkuar të ishte me të atin. Pra i akuzuari hodhi poshtë deklaratat e tij të cilat ditë më parë u bënë publike nga organet e drejtësisë, sipas burimeve zyrtare Qirjako. Aktualisht ngjarja e rëndë e cila e vë babain përball të bijës nën akuzën e dhunës seksuale po hetohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...