Policia greke sekuestroi 76 kg kanabis në kufi me Turqinë. Në pranga kanë rënë edhe dy trafikantët e drogës, shtetas të huaj.
Lënda narkotike ishte fshehur në afërsi të lumit Evropës.
Mediat greke raportojnë se droga e ardhur nga Shqipëria kishte destinacion Turqinë.
Policia sekuestroi dhe një varkë gome, me të cilën ata do të kalonin në Turqi.